Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në Tiranë, ku një drejtuese motori ka humbur jetën pas përplasjes me një autobot uji të UKT-së.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ish-ekspozita. Si pasojë e plagëve të marra, qytetarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e autobotit.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit të rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë dinamikën e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet që çuan në përplasjen fatale.
Lini një Përgjigje