TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2026, 11:04

Me tritol dhe armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Me tritol dhe armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi u kap duke transportuar lëndë plasëse, armë zjarri dhe municion, të cilat dyshohet se synonte t’i shiste.

Arrestimi u krye në rrugën e fshatit Shëngjergj, ku u vu në pranga 46-vjeçari Urim Meta banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, policia gjeti katër kallëpë tritoli, dy armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Sipas dyshimeve, këto materiale ishin siguruar në zonën e Shëngjergjit dhe do të tregtoheshin në Tiranë.

Policia sekuestroi armët, municionin, automjetin dhe celularin e të arrestuarit në cilësinë e provës materiale.

Me tritol dhe armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari
I asrrestuari Urim Meta

"Finalizohet operacioni i koduar “Synimi”. Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Me tritol dhe armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari

arretsohet me arme zjarri

Lini një Përgjigje