TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2026, 10:36

Fshihej në Barcelonë, ekstradohet në Itali drejtuesi shqiptar i rrjetit të kokainës; kodet që përdorte për drogën 

Shkruar nga Pamfleti

Fshihej në Barcelonë, ekstradohet në Itali drejtuesi shqiptar i

Shqiptari i akuzuar për trafik kokaine është ekstraduar nga Barcelona për llogari të autoriteteve italiane, pasi u lokalizua në Spanjë ku fshihej prej vitit 2024.

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi që goditi një grup kriminal me aktivitet në Cittadella dhe Padova. Katër anëtarë të tjerë, tre shqiptarë dhe një rumun, ranë në pranga gjatë operacionit, ndërsa i dyshuari arriti të largohej jashtë vendit.

Sipas hetimeve, grupi kishte ngritur një rrjet shpërndarjeje droge me klientë në Padova dhe në provincat përreth, përfshirë Vicencën dhe Trevizon.

Operacioni nisi në vitin 2024 me arrestimet e para. Në atë fazë u ndaluan një shtetas italian në Treviso dhe një shqiptar që jetonte në Vicencë. Në tetor të të njëjtit vit, policia arrestoi edhe katër persona të tjerë, mes tyre dy italianë, një boshnjak dhe një shtetas maroken, si dhe sekuestroi rreth 30 mijë euro dhe një automjet.

Hetimet tregojnë se gjatë një viti e gjysmë, grupi kishte trafikuar rreth pesë kilogramë kokainë dhe kryente dhjetëra transaksione çdo ditë.  Droga shitej për 80 deri në 100 euro për gram dhe tregtarët i quanin “të bardhë”, “të bukur” ose “të mirë”.

Autoritetet vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit. 

ekstradohet ne itali shqiptari

Lini një Përgjigje