TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 22:50

Vijojnë të digjen makinat në Shqipëri, shkrumbohet automjeti në autostradën Fier-Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë të digjen makinat në Shqipëri, shkrumbohet automjeti
Makina duke u djegur

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve që po lëviznin në këtë aks rrugor.

Sipas informacionit paraprak, makina është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes dhe është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur pasoja më të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës, ndërsa qarkullimi në autostradë është zhvilluar me kujdes për disa minuta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri tani nuk dihet nëse flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik i automjetit apo nga rrethana të tjera.

 

Lini një Përgjigje