TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 13:44

Atentati me eksploziv ndaj efektivit në Lezhë, gazetarja: Hetimet zbulojnë një pistë të re

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me eksploziv ndaj efektivit në Lezhë, gazetarja: Hetimet

Një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin e efektivit të policisë Gentain Gjeta në Lezhë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se dy autorë e kanë vendosur lëndën plasëse dhe e kanë aktivizuar atë nga një distancë e afërt.

Hetimet po përqendrohen kryesisht te pista e një sulmi për shkak të detyrës. Gazetarja Etleva Delia, deklaroi se zona e Lezhës vazhdon të mbetet problematike për shkak të përplasjeve të interesave kriminale.

“Deri tani hetimet janë përqendruar për sulm për shkak të detyrës, ku oficeri mund të ketë marrë pjesë në arrestime në muajt e fundit. Lezha vijon të jetë qark problematik ku ka interesa që përplasen dhe hakmerren”, tha ajo për "Abc News".

Delia shtoi se, përveç kësaj piste, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e konflikteve personale.

“Përveç pistës për shkak të detyrës, nuk përjashtohen edhe konfliktet personale. Deri tani është përqendruar hetimi te shkaku i detyrës”, u shpreh gazetarja.

Lini një Përgjigje