TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2026, 11:12

“Më jep 10 mijë lekshin tim”/ Plagosja e 26-vjeçarit në Durrës, sherri për faturën që çoi në përdorimin e thikës

Shkruar nga Pamfleti

“Më jep 10 mijë lekshin tim”/ Plagosja e

Një konflikt mes dy të rinjve në Durrës përfundoi me plagosje me thikë pas një debati për pagesën e një porosie në lokal, gjarje e ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali.

Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se 35 vjeçari Alban Ndrejaj dhe Rejnis Kola, 26 vjeç, ndodheshin së bashku në lokal ku konsumuan ushqim dhe pije alkoolike. Pagesën e porosisë, rreth 20 mijë lekë të vjetra e kreu njëri prej tyre.

Pasi dolën nga lokali, 35-vjeçari i kërkoi Kolës gjysmën e shumës së paguar. 26-vjeçari refuzoi t’i japë lekët dhe mes tyre nisi një konflikt fizik.

Gjatë përplasjes, Alban Ndrejaj e goditi me thikë në kofshë Rejnis Kolën.

Të dy u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit për mjekim. Policia i shoqëroi dhe po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

plagosja e 26-vjeçarit ne durres

Lini një Përgjigje