Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një nga shoferët.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.N., është transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje