TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2025, 21:01

Aksident i rëndë në Korçë, shoferi transportohet me helikopter drejt Traumës!  

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Korçë, shoferi transportohet me
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.  

Shoferi i identifikuar si Olger Themeli, ka pësuar dëmtime të rënda dhe fillimisht është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës. 

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar. 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar i përmbysur jashtë saj 

Lini një Përgjigje