
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës. Mësohet se një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me thikë. Policia arrestoi 26-vjeçarin Itles Sula, ndërsa ngjarja ka ardhur pas një konflikti në familje.
Raportohet se nëna po dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje