TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2026, 16:33

Aksident i rëndë në Shkodër, automjeti bie nga ura e Shpatharit; 3 persona të dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, automjeti bie nga ura e
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në ujë. Mësohet se mjeti ka çarë barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në lumin Drin.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti, janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje