TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2026, 15:02

Plagosi me thikë të bijën, Gjykata e Durrësit lë në burg Mikel Ndojin

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë të bijën, Gjykata e Durrësit lë
Mikel Ndoj

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin Mikel Ndoj. Ai u arrestua pasi plagosi me thikë vajzën e tij, Xhesika, të hënën pranë vendit të saj të punës në Durrës.

Mikel Ndoj ishte ndarë para 6 vitesh me bashkëshorten pas dhunës në familje. 56-vjeçari i rikthyer nga Italia pasi përfundoi dënimin me 2 vite burg, kërkonte të ribashkohej me gruan.

Ndoj i tregoi efektivëve se vajza 24-vjeçare nuk i përgjigjej në telefon dhe për këtë arsye i shkoi në vendin e punës. Sipas dëshmisë së tij, e reja i tha prerë se për të nuk ekziston më dhe ka tentuar ta largojë nga puna e saj.

Mësohet se në sallën e gjyqit, Ndoji ka mohuar akuzat, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk e ka nisur ai sherrin.

“Jam i pafajshëm kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, ka thënë Ndoji.

Ai nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, për të cilin ka dhe dëshmitarë e pamje filmike të sekuestruara nga policia. Përkundrazi, Ndoji është shfaqur mohues ndaj ngjarjes.

Lini një Përgjigje