Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14-vjeçarit në komisariat në lidhje me protestën e opozitës.
AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit. Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do këqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat.
Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, Prokuroria e Tiranës mund të nisë nisë hetimet.
Shoqërimi i të miturit në polici dhe dëshmia e tij se është dhunuar nga uniformat blu, ka ngritur shqetësime dhe ka sjellë reagime të shumta nga opinioni publik.
Lini një Përgjigje