TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2026, 07:35

Kërcet arma në Shijak, dy kushërinjtë plagosin 45-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Kërcet arma në Shijak, dy kushërinjtë plagosin
Plagosje në Shijak

Një plagosje ne armë ka ndodhur në Shijak, ku dy kushërinj pas një konflikti kanë lënë të plagosur një 45 vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.

"Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.", njofton policia.

kërcet arma në shijak

Lini një Përgjigje