Ditën e sotme është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër, i akuzuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si pjesëtar i një grupi kriminal.
Po ashtu Kraja dyshohet se siguroi kushtet për të kryer atentatin nga vëllezërve Durim dhe Valter Bami.
Ekstradimi u realizua pas koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i ka caktuar Krajës masën e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 15 maj 2024.
Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dyshohet se, për një periudhë rreth katërvjeçare, nga dhjetori 2020 deri në maj 2024, Jozi Kraja ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.
"Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:
-Jozi Kraja, 37 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B.."-njofton policia.
Lini një Përgjigje