TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2026, 15:22

Goditën me molotov efektivët e policisë gjatë protestës së PD-së, gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit!

Shkruar nga Pamfleti

Goditën me molotov efektivët e policisë gjatë protestës

Sot u mbajt seanca për 19 të arrestuarit nga protesta e 24 janarit e thirrur nga opozita. Pas shqyrtimi të rastit gjykata la në detyrim paraqitje 19 të arrestuarit.

Prokuroria kishte kërkuar 5 masa arrest me burg, 5 masa arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitje, në fund Gjykata vendosi detyrim paraqitje për të gjithë të arrestuarit.

Shtetasit e arrestua janë: Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.

 

gjykata

Lini një Përgjigje