TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2026, 10:24

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Belgjikë, arrestohen dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i vrasjes së shqiptarit në Belgjikë, arrestohen dy
Viktima Marko Beka

Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë.

Krimi ka ndodhur më 23 janar në Gell të Belgjikës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Marko Beka, 45 vjeç.

Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa vrasja e shqiptarit mbetet një mister dhe pritet që marrja në pyetje e të arrestuarve, pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. Prokuroria belge ka deklaruar se ende nuk dihet motivi i krimit dhe kush ka kryer të shtënat fatale. Ndërkohë pritet që gjykata të vendosë nëse dy të arrestuarit do të qëndrojnë ose jo në paraburgim.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së premtes në Larum, një fshat i vogël i Geel-it në rajonin e Kempenit, ku shqiptari u gjet nga shërbimet e policisë.

Shqiptari punonte si shofer taksie dhe ishte babai i 3 fëmijëve.

 

marko beka belgjike krimi

Lini një Përgjigje