
Një magazinë e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, është zbuluar nga policia në Lezhë. Magazina ndodhej pranë autostradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë disa persona, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit janë gjetur rreth 1 mijë rrënjë kanabisi, si dhe pajisje dhe sende të ndryshme që shërbenin për kultivimin e tyre, përfshirë ndriçim artificial dhe sisteme ajrosjeje.
"Operacion në Lezhë, zbulohet “shtëpi bari” pranë kryqëzimit të Treshit
Policia e Lezhës ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një kontroll të befasishëm në një magazinë pranë kryqëzimit të fshatit Tresh, në superstradën Lezhë–Milot, ku ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në kushte të mbyllura.
Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se magazina ishte e pajisur me llampa dhe infrastrukturë të posaçme për kultivim, ndërsa janë sekuestruar rreth 1 mijë rrënjë kanabisi.
Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje