TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2026, 10:11

"Isha i dehur", zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit që plagosi me thikë të bijën: Shkova për të biseduar, por m'u errën sytë 

Shkruar nga Pamfleti
"Isha i dehur", zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit që
Mikel ndoj plagos me thikë të bijën në Durrës

Është zbardhur dëshmia e babait që plagosi me thikë të bijën 24-vjeçare ditën e djeshme në Durrës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, kur babi pas konflikteve familjare, plagosi me thikë vajzën e tij në vendin e saj të punës. Gjatë konfliktit u plagos edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për ta ndihmuar. 

Në dëshminë e tij 56-vjeçari thotë se ishte nën efektin e alkolit kur kreu krimin, ndërsa ka shprehur pendese dhe ka kërkuar fajle. 

Sipas tij, aryseja e konflitkti ishte injorimi i vazhdueshëm i vajzës ndaj babit të saj. 

Rikujtojmë se 56-vjeçari Mikel Ndoj ishte ndarë prej vitesh nga bashkëhsortja, më pas kishte përfunduar në burg në Itali, pas kthimit të tij në Shqipëria, ka këmbëngulur për t'u rikthyer me familjen. 

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu.

Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”,mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera për hetuesit e policisë Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi vajzën dhe kolegun e saj të punës.

Në momentet e arrestimit, afro 6 orë pas ngjarjes, policia e gjeti në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën", dwshmon 56vjeçari Mikel Ndoj.

plagosi me thike te bijen ne durres deshmi

Lini një Përgjigje