Një 31-vjeçar u arrestua, pasi u kap me armë në Rinas, teksa tentonte të kalonte drejt Italisë. Arma tip pistoletë iu gjet në çantën e krahut.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të ketë pasur djeni për armën ndërsa është justifikuar me argumentin nuk e di kush ia ka vendosur në çantë dhe se tani po e shihte.
Hetuesit dyshojnë se 31-vjeçari tentoi ta trafikonte armën drejt Italisë ku dyshohet se mund ta shiste në vendin fqinj. Ai rezulton me precedent penal dhe i arrestuar në Itali për plagosje.
Lini një Përgjigje