TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2026, 15:38

"E meritonit në lule të ballit"/ Incident te Gjykata e Tiranës, një person kërcënon avokatët dhe protestuesit e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
"E meritonit në lule të ballit"/ Incident te Gjykata e
Incident te Gjykata e Tiranës

Një incident është shënuar brenda hollit të gjykatës së Tiranës, ku po mbahej masa e sigurisë për 19 të ndaluarit pas protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Një person kërcënoi me jetë avokatët që mbrojtën protestuesit që ishin në gjykatë.

Avokatja tregoi më shumë për incidentin

"Unë e kolegu po prisnim vendimin e gjykatës. Aty afrohet dikush. Nuk e dimë kush është por nisi të shante. Thoshte pse u ofroni mbrojtje këtyre kriminelëve që kanë goditur shtetin. Duhet ti mbysni.

Unë I thashë kush je ti e çfarë kërkon këtu

E ai tha unë ju godas në lule të ballit. Kjo ndodhi në prezencë të forcave të rendit.

Mbetet për tu verifikuar se kush është ky person", tha Eda Grimçi.

incident te gjykata e tiranës

Lini një Përgjigje