TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2026, 22:36

Aksidenti tragjik në Rumani, një prej shqiptarëve konfirmohet i vdekur; tjetri i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Rumani, një prej shqiptarëve konfirmohet i
Foto nga aksidenti

Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç

Zbardhen detaje të tjera nga aksidenti tragjik në Rumani, ku një furgon me tifozë të PAOK u përplas me një kamion dhe humbën jetën 7 persona, ndërsa 3 mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave më të fundit në furgon ishin dy shqiptarë, ku 29-vjeçari Vasil Palo me origjinë nga Korça, thuhet se ka humbur jetën. Ndërsa shqiptari tjetër Genci Sadiku fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet mes të plagosurve.

Të gjithë personat që po udhëtonin në këtë furgon ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por është përplasur kokë më kokë me një tjetër kamion.

Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

aksident greqi paok

Lini një Përgjigje