Dy persona, punëtorë të një firme private kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen si përgjegjës për aksidentimin për vdekje të 35-vjeçarit.
Sipas policisë, të arrestuar janë shtetasit me iniciale E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës; dhe B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra Andi Lala, 35 vjeç, banues në Tiranë, ku për pasojë humbi jetën.
"Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës; B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje