
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit ndërsa ishte duke punuar në prerjen e degëve të pemëve në rrugë. I riu punonte për një firmë e cila kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.
Sipas informacioneve ai ka rënë nga koshi i vinçit të punës ndërsa ishte duke punuar në lartësi, për pasojë ai humbi menjëherë jetën.
Ndërkohë polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje