
Gjykata e Lezhës ka nxjerrë nga qelia nxënësi që qëlloi me karrige mësuesen. 16-vjeçari është lënë në “arrest shtëpie”. Ai doli sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe gjykata vendosi që të qëndrojë në banesë.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.
Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës gjatë orës së mësimit. Pre e sulmit nga nxënësi i saj ra Majlinda Palushi e cila prej vitesh jep lëndën e matematikës në këtë gjimnaz.
Sipas nxënësve ka pasur një debat mes 16 vjeçarit dhe mësueses së matematikës, ku sipas tyre, në debat e sipër i ka përmendur të atin i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.
Kjo e ka acaruar adoleshentin duke ndërmarrë veprimin ekstrem duke e goditur me karrige. Kanë qenë shokët e klasës të cilët menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar mësuesen kujdestare.
Menjëherë mësuesja është dërguar në spitalin e Lezhës ku ka marrë dhe mjekimin e nevojshëm, teksa mësohet se më pas është transportuar tek Spitali i Traumës.
Lini një Përgjigje