TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2023, 13:11

Akuzohet për rrëmbim dhe vjedhje, arrestohet i shumëkërkuari në Laç

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për rrëmbim dhe vjedhje, arrestohet i shumëkërkuari

Një 22-vjeçar nga Laçi, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për rrëmbim dhe vjedhje me dhunë është arrestuar ditën e sotme.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Continues”, i zhvilluar nga Fast Albania u arrestua Daniel Gjoni.

Mësohet se Gjoni, në bashkëpunim me persona të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve duke përdorur dhunë ndaj tyre. Sakaq, ka rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

"Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, njësi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. Gj., 22 vjeç, banues në Laç.

Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.

Ky shtetas në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve  duke përdorur dhunë ndaj tyre.

Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton policia.

rrembim vjedhje kerkim nderkombetar arrestim 22-vjecari lac

Lini një Përgjigje