
Ndryshon rrjedha e hetimeve për të renë palestineze që u gjet e masakruar me thikë. Fillimisht u tha se ajo kishte hyrë në territorin shqiptar me bashkëshortin, por ka dyshime se ai në fakt mund të jetë i ati.
Duke qenë se ata ishin shtetas gjermanë, autoritetet tona kanë kontaktuar autoritetet në Gjermani të njoftojnë prindërit e të ndjerës. Më pas autoritetet e huaja kanë vënë më dijeni grupin e hetimit në Shqipëri se kanë dyshime që Fadi Alwan është babai i 24-vjeçares.
49-vjeçari, së bashku me viktimën, që mund të jetë e bija, është prezantuar si turist dhe të dy kanë thënë se janë partnerë. Për grupin e hetimit në Tiranë rezulton se të dy kishin hyrë me dokumente greke në territorin shqiptar përmes aeroportit të Rinasit.
Dhe po ashtu u zbulua që Fadi u largua katër ditë pasi erdhi me vajzën në Rinas. 24-vjeçarja u gjet e pajetë pas një sinjalizimi në polici nga pronarja e banesës që vërejti se nuk kishte asnjë lëvizje në objektin qe kishte dhënë me qira.
Rayyan u gjet e masakruar me thikë dhe nga kamerat e sigurisë, policia ka zbuluar se 49-vjecari u largua në 22 shkurt, herët në mëngjes, për të udhëtuar fillimisht drejt Athinës e më pas drejt Amsterdamit, ku dhe ka zhdukur gjurmët.
Lini një Përgjigje