TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2025, 13:38

E rëndë në Tiranë! Ra në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar, humb jetën 60-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë! Ra në gropën me ujë

Një 60-vjeçar, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.

"Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje