
Implikimi i Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit në vrasjen e Fatbardh Licit ka ardhur nga një përgjim ambiental.
Ky zhvillim i autorizuar me vendim gjykate besohet se ishte përqendruar në një ambient i institucionit të ekzekutimeve penale. Gjatë bisedës së përgjuar mes të burgosurve flitet edhe për ekzekutimin e Fatbardh Licit.
Pasi ka administruar këtë provë Prokuroria e Posaçme ka nisur me grumbullimin e fakteve të tjera ku gishti i akuzës iu drejtua 3 personave.
Burime brenda seancës së 24 shkurtit, kur u vendos miratimi i masës së sigurisë “arrest me burg”, bëjnë me dije se Safet Bajri ka kërkuar që përgjimi të mos merret si provë duke pretenduar se bisedat janë në kuadër të thashethemeve.
Por togat e zeza duket se janë bindur me kërkesën e SPAK për lënien ne burg dy kushërinjtë Bajri dhe mikun e tyre Astmer Bilali.
Kjo pasi organi i akuzës ka shtuar se pas përgjimit janë kryer edhe veprime të tjera hetimore.
Sipas SPAK, vrasja e Fatbardh Licit ndodhi si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërcanës. Behar Bajri ishte i bindur se pas vrasjes së mikut të tij fshihej Ibrahim Lici, çka solli organizimin e vrasjes dhe Fatbardhit.
Të dyja këto ngjarja u regjistruan në vitin 2018 e ndërsa pas këtij viti dy fiset u përplasën sërish ku patën dhe viktima./Ora News
Lini një Përgjigje