Është publikuar fotoja e 20-vjeçari Pavlin Preka, i cili u ekzekutua ditën e djeshme me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Shkodër.
Ngjarja mesditën e djeshme në fshatin Guci e Re, ku ai jetonte i vetëm. Pavlin Preka u gjet pa shenja jete në oborr, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve komshinj dhe individë që mund të kenë informacion lidhur me viktimën, por edhe persona që mund të jenë të përfshirë në aktivitete problematike në zonë.
Preka nuk njihej si person problematik dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.
I riu e ndante jetën mes Dukagjinit dhe Gucisë, ku së bashku me të atin dhe të vëllanë që merrej me bagëti.
Të dhënat policore flasin se Pavlin Preka kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpinë e tij në Shkodër.
Në trupin e viktimës janë konstatuar të paktën 6 gjurmë me armë zjarri, por deklarimet e komshinjve tregojnë se nuk kishin dëgjuar zhurmë armë zjarr duke shtuar dyshimet se autorët mund të kenë përdorur selenciator.
Lini një Përgjigje