
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj.
Sipas policisë, autorja është identifikuar me inicialet K.K., ndërsa ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Dyshohet se për motive të dobëta, ajo ka dëmtuar lehtë me mjet prerës të dashurin
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj”-thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje