TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2025, 12:38

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, del fotoja e autorit të dyshuar; itinerari i palestinezit që kreu vrasjen nga Athina në Amsterdam

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, del fotoja e autorit të
Fadi Alwan

Ky që shihni në foto është Fadi Alwan, 49-vjeçari i dyshuar për vrasjen e shtetases së huaj në Tiranë.

24-vjeçarja së bashku me bashkëjetuesin e saj, të dy shtetas palestinezë kishin ardhur në Shqipëri si turistë.


Vrasja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, shpallet në kërkim ndërkombëtar bashkëjetuesi i saj
Ata e kishin marrë banesën me qira prej 10 ditësh.

Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut, ka bërë me dije gazetari Esido Barkaj.

Burri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Ndërkohë pronarja e apartamentit me qira (ku e reja u gjet e pajetë), është shprehur para hetuesve se fillimisht është kontaktuar nga një numër gjerman.

Më pas, çifti i supozuar kanë mbërritur në Tiranë. Pronarja u ka kërkuar pasaportat, por ata i kanë thënë se do ja jepnin më vonë, me pretendimin se ende nuk kishin marrë valixhet nga Rinasi. Policia përmes oficerit të kontaktit në Berlin ka mësuar se numri gjerman ishte në emër të një shtetasi tjetër. Ky i fundit ka thënë që këtë numër e përdorte Fadi Alwan.

Autori i dyshuar, nga Rinasi pas vrasjes ka fluturuar drejt Athinës. Më pas është nisur po me avion drejt Amsterdamit. Më pas hetuesit kanë dyshime se 49-vjeçari mund të jetë larguar me transport publik drejt Gjermanisë.

 

fadi alwan vrasja e 24-vjeçares në tiranë

Lini një Përgjigje