Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogram kanabis.
Në kuadër të operacionit “Carry on” u arrestuan Jetlir Mulkurtaj, Gjonald Hazizi, Jetmir Mulkurtaj dhe Ormal Ismaili
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
'Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry on”.U kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen, vihen në pranga 4 shtetas.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, të DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi proaktiv, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore tremujore, ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Carry on”.
Nga Rinasi në Gjenevë/ Air Albania shton një tjetër linjë direkte, nisja e parë me “Migjenin”
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.', njoftoi policia.
Lini një Përgjigje