
Dy shqiptar të cilët plagosën një anglez, duke e lënë me dëmtime në tru, pasi e sulmuan në një bar në Peterborough, janë dënuar me dhjetë vite burg.
Lulzim Sinimati, 27 vjeç dhe Fatos Kertolli, 36 vjeç, pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje kur kryen sulmin, por u shpallën fajtorë për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.
Një juri dëgjoi se si dyshja ishin në një pub në Broadway, kur një sherr shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit të 20 korrikut.
Pamjet e kamerave kapën viktimën duke u goditur vazhdimisht me grushte në fytyrë para se të binte në dysheme, ku më pas u godit me shkelma në trupin e tij në mënyrë të përsëritur.
Dyshja u shfaqën në Gjykatën e Crown të Kembrixhit të mërkurën (19 shkurt), ku Sinimati u burgos për katër vjet e gjysmë, ndërsa Kertolli u burgos për pesë vjet e gjysmë.
Detektivi Dylan Lenton, i cili hetoi ngjarjen, tha: "Dy të arrestuarit pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje, megjithatë pamjet treguan se ata sulmonin egërsisht një viktimë në një sulm të vazhdueshëm.
Lëndimet që ata shkaktuan ishin aq të rënda, saqë në një moment mendohej se i plagosuri nuk do të mbijetonte. Që atëherë ai është shëruar, megjithëse pasojat e traumës që pësoi në trurin e tij do të qëndrojnë me të përgjithmonë.”
Lini një Përgjigje