
Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Uells, pasi u kapën duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike.
Raportohet se Alfred Perkola, 44 vjeç, u dënua me 45 muaj burg, ndërsa Aldi Gjegjaj, 25 vjeç, u dënua me 36 muaj.
Konkretisht dy shqiptarët u shpallën fajtorë për trafik lëndësh narkotike, ndërsa rezultoi se një ambient që më parë kishte shërbyer si shkollë fillore, e kishin kthyer në shtëpi bari.
Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se më 4 korrik 2024, oficerët e policisë ndaluar dy automjete, të dyshuara se po bënin transport kanabis.
“Volvo” dhe një furgon i marrë me qira u ndaluan dhe u kontrolluan, ndërsa efektivët zbuluan afërsisht 100 kg kanabis me një vlerë prej 1 milion paund.
Po ashtu oficerët arrestuan Perkolën dhe Gjegjajn, ndërsa më pas kanë zbuluar edhe ambientin e përshtatur për kultivimin e kanabisit. Gjithashtu hetimet e mëtejshme çuan në sekuestrimin e 956 bimëve të tjera kanabis.
Lini një Përgjigje