TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2025, 20:45

Dy herë u deportua, sot është në burg/ Kush është shqiptari që tërboi autoritetet britanike

Shkruar nga Pamfleti

Dy herë u deportua, sot është në burg/ Kush është

Një shqiptar, që hyri fshehurazi në Britani, pavarësisht se u deportua të paktën dy herë më parë, tani ndodhet në paraburgim dhe pret të marrë dënimin në muajin mars.

Historia e Ronaldo Zanit duket se ka tërbuar autoritetet britanike. Ai u dëbua për herë të parë nga Anglia në vitin 2019 pasi u kap me kokainë. Ai u kthye disa muaj më vonë dhe u tha klientëve të tij "unë jam kthyer në punë."

Ronaldo u kap me 4250 paund cash, 24 gramë kokainë, tre telefona, si dhe peshore, një kartë identiteti false greke.

Ai pretendoi se po shiste drogë për të shlyer një borxh prej 15000 £ ndaj bandës që e kishte rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

26-vjeçari u dënua me tre vjet burg dhe u deportua sërish.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji një oficer policie e njohu Zanin duke drejtuar një Mercedes në Bournemouth, Dorset dhe e ndaloi atë, sipas gjykatës.

Dy herë u deportua, sot është në burg/ Kush është

Oficeri i gjeti 1935 £ para të gatshme në pako dhe 24,75 g kokainë, me vlerë rreth 1500 £.

Zani u arrestua dhe u akuzua për mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale, posedim kokaine me qëllim shpërndarje dhe drejtimin e automjetit pa patentë ose sigurim.

Ai u deklarua fajtor për veprat përmes një përkthyesi shqiptar në Gjykatën e Magjistraturës Poole.

Gjatë seancës nuk u dhanë detaje se si 26-vjeçari kishte arritur të kthehej për herë të 3-të në Mbretërinë e Bashkuar.

Prokurori Jason Spelman, u kërkoi magjistratëve që ta dërgonin çështjen në Gjykatën e Kurorës për dënim, duke thënë se kompetencat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.

Zani u la në paraburgim deri në dënimin në mars.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se “shtetasit e huaj që kryejnë krime të tmerrshme nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që ata të mos jenë të lirë në rrugët e Britanisë, duke përfshirë largimin nga Mbretëria e Bashkuar sa më shpejt të jetë e mundur”

Lini një Përgjigje