
65-vjeçari është vrarë me armë zjarri...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbërmjen e sotme në Lezhë, ku një 65-vjeçar i identifikuar si Gjergji Tusha është gjetur i vdekur në afërsi të hidrovorit të Tales. Nga informaconet e para mësohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Gjithashtu nga policia thekson se në trupin e viktimës janë gjetur edhe shenja dhune.
65-vjeçari kishte humbur kontaktin me familjen dhe ka qenë vajza e tij e cila rreth orës 14:40 ka njoftuar policinë për humbjen e të atit. Pas nisjes së kërkimeve, policia e gjeti 65-vjeçarin disa orë më vonë në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.
"Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve", njofton policia.
Lini një Përgjigje