TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 14:28

Sherri për bashkëshorten e viktimës, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për bashkëshorten e viktimës, zbardhet dëshmia e

38-vjeçari Arlind Demushi i cili akuzohet për vrasjen me thikë të shokut të tij, Hajdar Ismailgeci, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke pretenduar se gjithçka nisi pas një debati për bashkëshorten e viktimës.

Sipas dëshmisë së tij, Demushi kishte qëndruar prej 10 ditësh në banesën e viktimës, në Babrru, pasi ishin miq të afërt. Por, sipas tij, raportet mes tyre u përkeqësuan një ditë para ngjarjes, pasi kanë debatuar në telefon, pasi viktima e kishte akuzuar për fyerje ndaj bashkëshortes së tij.

Të nesërmen, ai është paraqitur në banesën e viktimës për të marrë rrobat e tij. Në hyrje të shtëpisë kanë nisur të konfliktohen fizikisht dhe në kulmin e sherrit, Demushi ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Pas krimit, ai është larguar me një taksi drejt Durrësit, në banesën e motrës së tij, ku dhe u arrestua. Policia i gjeti me vete një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë momentit të ngjarjes, të cilat pritet të analizohen si provë materiale.

 

Lini një Përgjigje