TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 12:54

E rëndë në Vlorë, gjenden mbetje kockore; dyshohet për kafkë njerëzore

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë, gjenden mbetje kockore; dyshohet për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dirën e sotme në Vlorë. Mësohet se në fshatin Tërbaç janë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.

Sipas policisë, një bari i zonës konstatoi mbetjet kockore, të cilat do të dërgohen për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje