
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja.
Në gjykatë për të dëshmuar është paraqitur bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, ky i fundit i ekzekutuar në maj të vitit 2022.
Shtetasja Sh, ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij.
Pjesë nga seanca në GJKKO:
Shtetasja SH: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri ishte bashkëjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të tij. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në Bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali. Plaurent Derivshajn nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite qe kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha kanë vrarë babin. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregullt me dokumente.
Plaurent Dervishaj: A ke marr vesh ca është fol për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit “shko vrit”
Shtetësja SH: Nuk është e vërtetë
Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë
Shtetësja SH: Nuk e kam parë
Lini një Përgjigje