TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 12:48

“Do punoni në parajsën shqiptare të turizmit”/ Operacioni ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë, kush ishte koka

Shkruar nga Pamfleti
“Do punoni në parajsën shqiptare të turizmit”/
Operacioni ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se grupi bazën e kishte në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si "Tregu Çam".

Koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babi i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën, ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës,  dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.

Për arrestimin e tij në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare, të cilët kanë kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë kolumbiane. Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.

Grupi në Kolumbi vajzat atje i merrni dhe i thoshin që do i çonin në Shqipëri për punësim me paga të larta duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm dhe kur vinin në vendin tonë i gjenin edhe banesat dhe më pas lidhjet e grupit këtu i detyronin të prostituonin.

Në raste kur vajzat nuk i dërgonin lekët shkonin në banesat e familjarëve të tyre dhe i kërcënonin me jetë. 

 

“Do punoni në parajsën shqiptare të turizmit”/
Lukas Giraldo Bentacur

 

 

rrjeti i prostitucionit në tiranë

Lini një Përgjigje