TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 15:15

Fuste kokainë brenda Bllokut të Sigurisë, kapet me “presh në duar” efektivi

Shkruar nga Pamfleti

Fuste kokainë brenda Bllokut të Sigurisë, kapet me “presh

Një tjetër skandal trondit radhët e Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vënë në pranga Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, i cili dyshohet për veprimtari kriminale brenda vetë ambientit ku duhej të ruante rendin dhe ligjin.

Sipas informacioneve të siguruara nga AMP, inspektori ishte nën vëzhgim prej disa kohësh, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike brenda Bllokut të Sigurisë. Arrestimi i tij erdhi pas sinjalizimeve konfidenciale, ku u dokumentua një takim për blerjen e kokainës që më pas do të shitej brenda strukturës policore. Gjatë kontrollit fizik, efektivit iu gjetën 0.4 gram kokainë dhe 70 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky rast hap sërish debatin mbi infiltrimin e elementëve kriminalë brenda strukturave të rendit dhe nevojën për pastrim të thellë të Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje