
Të ndëshkosh gjyqtarë që luftojnë për të përballuar barrën e pamundur të sistemit, ndërsa mbron heshtjen mbi raste flagrante të shkeljeve ligjore, është hipokrizi, jo drejtësi.
Sot, nuk mund të hesht më, do flas dy fjalë edhe për Artur Metanin. Sepse drejtësia në këtë vend është kthyer në një teatër absurd, ku aktori kryesor quhet Artur Metani, dhe skena është Institucioni i Dështuar i ILD-së, që ai e drejton me një zell të çuditshëm vetëm kur i intereson.
Kur gjykatat janë të rrënuara nga mbingarkesa, mungesa e ndihmës administrative, dhe një kaos i përgjithshëm strukturor që çdo profesionist e di,
Artur Metani zgjohet nga gjumi institucional dhe “vepron” për të ndëshkuar gjyqtaren Antonela Prendi, për vonesë në arsyetimin e vendimeve.
E gjithë bota e drejtësisë e di që sistemi është i stërngarkuar, por zelli selektiv i Metanit e shndërron një problem të përbashkët në ndëshkim personal.
Ironikisht, ndërkohë që Metani vepron si roje i rreptë i ligjit ndaj të tjerëve, ai vetë ka lënë ankesa të avokatëve e qytetarëve të ndershëm në sirtar për më shumë se katër vite, pa asnjë vendim, pa asnjë njoftim, pa asnjë transparencë.
Ankesa për gjyqtarë që kanë shkelur ligjin me dashje, që kanë treguar arrogancë, konflikt interesi, apo korrupsion të pastër janë zhdukur në vrimat e zeza të ILD-së.
Po kush do të inspektojë Inspektorin?
Po për shkeljet procedurale dhe vonesat e Metanit, ku është ligji? Ku është përgjegjësia? Apo ndoshta në ILD ka një kalendar tjetër, ku 6 muaj bëhen 60 muaj, dhe llogaridhënia është opsionale?
Artur Metani, drejtësia nuk është për të bërë "shembuj" aty ku s’të kundërshtojnë, dhe për të mbyllur sytë aty ku duhet guxim.
Të ndëshkosh gjyqtarë që luftojnë për të përballuar barrën e pamundur të sistemit, ndërsa mbron heshtjen mbi raste flagrante të shkeljeve ligjore, është hipokrizi, jo drejtësi.
ILD-ja që drejton ti, është një institucion i dështuar, i kthyer në një makinë selektive goditjeje, jo në garant të etikës dhe ligjit. Ai funksionon për heshtje, vonesa dhe pazare, dhe gjithnjë e më pak si një institucion serioz shtetëror.
Unë si avokat, dhe çdo profesionist i ndershëm, nuk do të heshtim më. Sepse heshtja përballë këtij absurdi është bashkëfajësi.
Lini një Përgjigje