TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Shtator 2024, 17:08

Vemjet që po e hanë turpin me bukë, nuk lanë gjë pa i thënë Berishës dhe sot i ngjiten si rrodhe!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Vemjet që po e hanë turpin me bukë, nuk lanë gjë pa i

Kur e thotë Basha qe i ka marrë të gjithë këta nga hiçi dhe i bëri “lidera” në PD nga viti 2019, edhe duhet besuar se vetëm këta mund ta njohin mirë njëri-tjetrin ngaqë janë e njëjta gjellë.

Në 9 shtator të vitit 2021 dhe në 8 janar të vitit 2022 të gjithë u betuan se do iknin nga politika, do iknin nga Shqipëria do hidheshin nga pallati e do bënin harakiri nëse Berisha do ishte drejtues i tyre.

Sot janë kthyer si “hajdutër” pa belbëzuar asnjë fjalë të paktën ndaj atyre qe nuk lanë gjë pa ju thënë se ishin antiamerikanë dhe antieuroatlantikë.

Nuk e di si ndihen sot deputetët që jo vetëm u përjashtuan nga këta vemje në shtator të vitit 2021 por dhe u anatemuan shanë e linçuan si arkaikë që përkrahnin të vjetrën, të shkuarën dhe të keqen historike.

Megjithëse sot lexova qe ish-miku i këtyre dhe ish-kryetari i tyre Basha deklaroi që gjithë natën kjo tufë ngre dolli me wiski për “vdekjen” politikë të Berishës.

Nuk e “besoj” por kur e thotë Basha qe i ka marrë të gjithë këta nga hiçi dhe i bëri “lidera” në PD nga viti 2019, edhe duhet besuar se vetëm këta mund ta njohin mirë njëri-tjetrin ngaqë janë e njëjta gjellë.

 

Lini një Përgjigje