TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Shtator 2024, 11:03

Kronika e parë e një sesioni të murretyer!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj
Kronika e parë e një sesioni të murretyer!
Agron Gjekmarkaj

Lideri në perspektive Gazi turfullonte dhe nga zemerimi grisi fermanin e Bake xhanit drejtuar deputeteve duke e quajtur Baken pupac, pocaqi, vegël e të tjera! Nejse ju thaftë goja! Shahet Bakja? Ai ai farë merhumi?

Mamica dje nuk kishte të lodhur! Na qerasi me një fjalim paradite ( me ndihmë të Zotit dhe me një tjetër me të gjatë në darkë) në “konferencën e kryetarëve” ku spikati kulaçi i mirësisë së saj, i pjekur me dru lisi dhe kërbaçi i ligjit, me qortime të tipit “ mos u ngutni more djema, mos ja bëni zemrën verem Babos” dhe porosia e madhe që vatani po na sheh, mos ta zhgënjejmë se ju të opozitës jeni trazovaçë!

Shalsi ishte mjaft i lodhur nga vera. Një përtesë në të folur e karakterizonte. Fjalia nuk i përgjigjej mendimeve! Kundrinoret i hante me dhëmbë, kallëzuesit i gjakoste dhe ndaj kryefjalës shfaqte mëri të madhe! Sakatimi ndihej si thyerje arre. Aq sa dhe vetë Klodi Bushka ndërhyri dy herë në mënyrë esklamative “ qyqja mi none, qyqja mi none, iku djali”!

Kosta i Gramozit Lindites dhe 23% i Mamices pa tupet e shefit të kabinetit që ja nduken , e çarmatosen si partizanet nacionalistin patriot, sapo u shfaq rendi i ri, me perultesi mbante një broke me ujë nëse Shalsit i nevojitet për të njomur fjalitë!

Nasip Naço mbytej në të qeshura të dalldisura ndërsa Ben Pellumbi skuqej nga sikleti mes të dyve! Tao kishte pushuar mirë , një buçkosje e lehtë e karakterizonte, gusha kishte pësuar një rrumbullakosje të ëmbël dhe pasi i vërtiti fjalet tutje tehu u kuptua që do ta shtrinte dorën në punët e Nikoqirit i cili pasdite lëshoi thagmën “po punojmë për të ndërtuar ambicien” por edhe të Kuvendit si grami me vreshtin!

Ndërkohë Mimi di Puccini merrej me çështje kozmogonike e përtuar në punë njerëzish, lëshonte heshta indiference!
Përballë kisha Çuçin i cili nga frika se i veshin çdo kostum rri sportiv dhe ndjeva mall për jeshilllëkun apo të murrmet e Ermos që ne tre vite me përqendronte me tharmin e ngjyrës dhe dashamirësinë për gjithkënd!

Ina shpërndante buzëqeshje si llokume kur shkon për vizita se e kishte ditën e pare sefte në kupolën e vendimmarrjes!
Gaz Bardhi si xhebraili i binte një dosjeje me dorë dhe qeshte si djall kur Mamica i shtrinte degën e ullirit pa kokërr! Do e shihni ju, këtu i kam të gjitha por sot do ju fal si ditë e parë!

Jorushi i Tabakeve kishte punuar shumë me vetveten në mënyrë që vëmendja e të tjerëve ti binte me veten!! Mesila Doda e cila mban në dorë hirin e kohës si prush na kujton se një ditë hi do bëhemi e prush s’do ketë!

Pasditja e shënimeve !

Mamica në një përpjekje për të vendosur seriozitet e autoritet filloi seancën pa ja behur e gjithë opozita! Kjo e zëmeroi pa masë Kryezevendes Liderin Muli i cili nuk ju nda gjatë gjithë fjalimit i cili pa një pa dy e kritikonte per dobësi ideore e gjepura!

Lideri në perspektive Gazi turfullonte dhe nga zemerimi grisi fermanin e Bake xhanit drejtuar deputeteve duke e quajtur Baken pupac, pocaqi, vegël e të tjera! Nejse ju thaftë goja! Shahet Bakja? Ai ai farë merhumi?

Per mua qe një ditë e veçantë! Tashmë Kryezevendes Lideri Muli do jetë gjithmonë i ulur në krahun tim! Dash Sula tha tani je me një dorë në revani me tjetrën ne bakllava mes Kryezevendes Liderit dhe Jorushit plot maraze! Albana me rri rënde, megjithë përpjekjet e mia për tu përsosur! Sytë e saj me shërbejnë si pasqyrë ku shoh gabimet e mia ideologjike.

Tritani është bërë më i dashur herë pas here me lëshon ndonjë shiharët dhe Luani rri si ideolog i distancuar! Tani unë si shqytar pranë Kryezevendes Liderit si dyshe e pandashme kam tjetër aureole! Do rri disi më rëndë nashi.
Ajo që ra në sy ishte devotshmëria e Ogit për të mbajtur shënime kur foli Mamica me gjithë përpjekjet e Ulsushit për ta penguar!

E kam porosi nga Bora tha ajo qe çdo mendim duhet regjistruar se të pasuron jetën! Mund ti lexoj rrugës për në Elbasan.
Bela ishte hequr ca por ama ishte rinuar e krehur si shtojzovallet në lum! Ajo një dy sfidonte me shikime Kryezevendes Liderin Mulin i cili për arsye zakonore nuk merret me gratë por pret ditë që Babua të shkele në sallë për ta bërë të flasë me vete! Gojprishuri Gazi e provokoi si ndihesh i tha asaj si vartëse e Mamicës? Ajo bëri një shenjë të pashpjegueshme, duke vuajtur nga mosthënia, nga pengu tragjik, u ngrit e ik!

Blerina me fustan të zi nuk njihej aq sa na tërhoqi vëmendjen nga pas në është apo nuk është ajo!
Majko më falenderoi që dy ditë më parë nuk e kisha krahasuar me Hamzanë tek gjeja korrosponduesit e fisnikeve të mesjetës me këta të rilindjes ! Eh gabova i thashë atë duhet ta mendoja për Xhafën! Po ke harruar Doniken tha, jo jo po prisja performancën e Nikoqirit sot që të bindesha tamam qe ai i ngjet asaj!

Sa herë ngrihej tensioni Pirro Vengu dënesës fshihej pas Tezes si pas një pirgu të moçem e të sigurtë! Disa nga ministrat e tjerë pas anonimitetit të vet! Etilda ne rebusin e enigmave të mëdha ,me pelerinën e melankolise mbi supe dhe misterin e besimit në gji pret të ardhmen me besim. Toni nuk qe po zerë se ishte, njësoj!

Laerti do bëjë prokopi gjithsesi në mos tjetër do shesë lotët që ka mbledhur.
Ismet Beqiri kishte shkruar një rapsodi për Mamicen po kur i thanë se mbase vjen Bela në Fier e ndërroi emrin dhe ja dedikoj kësaj të fundit. Klosi hapte me gojë , shtriqej pak e ankohej pse vera nuk është gjashtë muaj. Dilua dukej nopran si njeri i velur nga harresa e Babos.
Ulsia pyeste çdo kalimtar “allahile me ket mjekër ai ngjas ndopak Moisi Golemit?”
Salianji ju përgjigj po çi ke këto dilema more i uruar se ti je një bukuri e radhë çdokush do kishte lakmi të të ngjante ty e jo ti atij!!
Gazetari Man Stafa firauni përsëri na kishte futur çimka në mbledhje të grupit i paudhi !! Eh çdo jetë kjo stinë!!

senaca ne kuvend agron gjekmarkaj

Lini një Përgjigje