
Peqini me Lacion nuk u binjakëzuan dot. Por Rama e prishi hotelin e Irfan Hysenbelliut në Malin e Robit. Ndaj zoti Peza u be antiramist edhe më i thekur se Sali Berisha...
Kjo letra e shkarkimit te regjisorit ne RTSH ishte një kryevepër Peqini. A mund të durojë dot Alfred Peza që të cenohet imazhi i RTSH-së? Po si mund ta pranoje ai këtë?
Zoti Peza imazhin e ka te shenjte dhe nuk bën asnjëherë kompromis. Dhe kjo është e faktuar publikisht. Për shembull në 5 vitet e fundit, zoti Peza është bërë dy herë ramisti më i thekur dhe një here antiramisti më i egër në Shqipëri.
Së pari u bë ramist i thekur kur u ul ne prehrin e Ramës dhe ky e emëroi deputet ne Peqin. Atëherë mesa duket i përputhej vizioni me kryeministrin, veçanërisht kur te dy bashkë bënë atë planin për të binjakëzuar Shkumbinin me Lacion.
Mirëpo kohët ndryshuan. Peqini me Lacion nuk u binjakëzuan dot. Por Rama e prishi hotelin e Irfan Hysenbelliut në Malin e Robit. Ndaj zoti Peza u be antiramist edhe më i thekur se Sali Berisha.
Kjo pune zgjati shume pak. Derisa zoti Peza kaloi nga drejtor i Neësit ne drejt i RTSH-se. Kështu tritoli i hotelit u harrua. Antiramizmi po ashtu. Koha për t'u bërë sërish Ramist i thekur, por këtë here si i pavarur. Ja pra kësaj i thonë të mos bësh kompromis me imazhin.
Por akoma nuk kuptohet se si nuk del një njeri ta definancojë atë TVSH-ne. Te paktën njerëzit do të shpëtonin jo vetëm nga abuzimi i parasë publike, por edhe nga figura qesharake, qe zaptojnë poste dhe imponojne mediokritet në jetën publike.
Lini një Përgjigje