TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Mars 2024, 11:22

Kush harron shpejt, gabon shpesh dhe zhgënjehet shumë

Shkruar nga Myslim Murrizi

Kush harron shpejt, gabon shpesh dhe zhgënjehet shumë

Për arsye personale nuk do jem sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por siç thonë “elita” drejtuese apo kupola që ka marrë në dorë frenat e Rithemelimit, unë nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur në rehatinë e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di që nuk ju vjen mirë.

Që Foltorja të mos kthehet në Faltore, Rithemelimi në Rikthim mbrapa, Konservatorizmi, në Konservë të prishur, Vota në emërim dhe Partia në grupim njerëzish që ja fusin njëri tjetrit, po ju drejtohem publikisht kujtdo që do dhe di të lexoj pa hile dhe pa mllef duke ju sjellë në kujtesë këtë turp në historinë 34-vjeçare të PD.

I Nderuar Doktor Berisha

Të Nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar

Të Nderuar DEMOKRAT kudo që jeni por në veçanti Ju delegatë të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 dhe të 30 prillit 2022,

Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje që kanë në thelb sjelljen me dy standarte jashtë statutore për një grup të ngushtë njerëzish që për hatër të pazareve të pista katapultohen jashtë çdo norme morale të artikuluar në çdo takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur të gjithë këta në bllok përjashtuan Berishën dhe deputetët që mbeshtetën Berishën në fillimet e FOLTORES.

Po ju drejtohem Ju Doktorr se është e kotë të pyes Flamurin, Edin, Oertin, Luçianon, Albanën apo cilindo nga 25 anëtaret e kryesis apo 12 sekretarët e zgjedhur me votim nga Këshilli Kombëtar, pasi e di mirë që pothuajse të gjithë do ngrenë supet dhe do drejtojnë gishtin nga ballkoni Juaj.

Hapja e partisë është domosdoshmëri por shqyerja e saj nën emrin hapje është fatale.

Jam dakord që Foltorja të jetë Faltore për cilindo që kërkon të kontribuojë si opozitare por pa shkelur asnjë rresht të statutit dhe pa e bërë statutin qesharak apo letër pa vlerë sa herë që na duhet për të përkëdhelur dikë.

Jam dakord që Rithemelimi të quhet edhe Rikthimi, por jo të kthehet përmbys çdo gjë e bërë për hatër të kënaqësisë së 10 personave, sepse partia është shumë më e madhe se kaq dhe anëtarësia është shumë më shumë e vlefshme se cilido prej nesh.

Jam dakord që mund të ndryshojmë programin dhe boshtin ideologjik të partisë dhe nga konservatore që u tha mund të qëndrojmë në qendër e djathtë, por jo nga konservatore ta kthejmë në parti konservash.

Jam dakord që fraksionet të kenë përfaqësuesit e tyre në çdo organ drejtues, por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica të dalë fraksion.

Të gjitha sa thashë më lart duhen zgjidhur brenda një morali të pranuar se ndryshe morali që japim për veten dhe për çdo opozitar është amoraliteti i theksuar dhe frikë apo zbythje nga frika apo nga interesi nga çdo parim që është artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojmë mungesë karakteri në çdo gjë që themi duke bërë zero besimin për t’u qëndruar parimeve, moralit, karakterit, dinjitetit dhe se fundi statutit.

Me bindjen e plotë që nga ky shkrim do mërziten të “falurit” të “rikthyerit” dhe më shumë se sa këta vetë, do të mërziten servilët e pështirë, mjeranët, vemjet dhe “skllevërit” që nuk mendojnë kurrë por duartrokasin çdo gjë që thotë lideri, që të duan kur të do lideri, të urrejnë e të shajnë kur nuk të do lideri. As ma ndjen fare siç nuk ma ka ndjerë në këto 34 vite, sepse kurrë nuk bëj “pazar” me LIRINË time për hatër të çdo korrikje të qelbur kudo që ajo mund të jetë, kur karriges i vjen era qelbësirë.

I Nderuar Doktorr Berisha,

E para duhet mbledhur një kuvend kombëtar i jashtëzakonshëm që të anullojë disa vendime të kuvendit kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, sepse të gjithë këta janë të përjashtuar.
E dyta në këtë kuvend le të rizgjidhet një këshill i ri kombëtar sepse mbi 30 % e të zgjedhurve në 30 prill 2022 nuk janë as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional.

Sipas statutit të gjithë deputetet janë automatikisht anëtarë të këshillit kombëtar por pasi të anullohet përjashtimi i tyre.
Këshilli i ri kombëtar pastaj të zgjedhë kryesinë e re dhe sekretariatet, e në këtë garë le të kanidojë kush të dojë, por kushdo që kërkon dhe aspiron për poste, duhet të vijë vetëm nëpërmjet votës se ndryshe tallemi me veten dhe me çdo demokrat e çdo opozitar kudo që është.

Sa për numrin e nënkryetarëve, anëtarëve të kryesisë, sekretariateve nuk ka asnjë rëndësi nëse do jenë 4-6-10 apo 25, por secili duhet të zgjidhet me votë.

Po shkelëm statutin ose po e ndryshuam atë për çdo të zemëruar atëherë do të zemërohen të gjithë ata që ndjehen të poshtëruar, të përdorur, të tradhëtuar apo të prerë në besë nga ajo çfarë ka shërbyer si kauzë në këtë periudhë qysh më 9 shtator 2021.

Sinqeriteti im nuk i bën dëm askujt dhe fatkeqësisht koha ka treguar që kam patur të drejtë në çdo reagim, qëndrim apo mendim timin të shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kanë etiketuar me ligësinë e gjuhës së tyre lëpirëse që nuk njeh kufij se çfarë lëpinë dhe sa lëpijnë.
Pse Flamuri, Edi, Oerti, Luçiano dhe 20 anëtarët e tjerë të kryesisë pranuan garën dhe votën e këshillit kombëtar ndërsa Gazi, Agroni apo Jorida e të tjerë duhet të “gradohen” pa votë????

Kush është ndryshimi mes tyre dhe çfarë kanë më shumë apo më të rëndësishme grupi i dytë nga të parët?????
Nëse kjo bëhet atëherë kush është morali që përcjellin për të tjerët?

Apo kush shan më shumë, kush mashtron më shumë, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjellës demokratëve dhe kush e dredh më shume për interesa të menderes së tij, rrespektohet, vlerësohet, gradohet dhe promovohet pa garë????
Edhe pse dyshoj shume në këtë “afrim” të tillë që nuk ka sinqeritet, në këtë bashkim mekanik dhe fallco që pas kësaj lëvizje ka qëllime të tjera, përsëri me sforco do ta pranoja nëse çdo gjë vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe bëhemi mëe keq se ç’ishim dhe më keq se Rilindja.

Qofsha i gabuar por qershori është afër dhe “ëndrra” e kujdo tinzari do dali në shesh megjithëse për kategorinë e tyre që lëpijnë pa problem çfarë kanë pështyre asgjë nuk është tabu.

Unë jam rikthyer në këshill kombëtar me votat e delegatëve të kuvendit kombëtar të 30 prillit 2022, pasi ky kuvend miratoi rezolutën që njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Ramës, por kurrë nuk do pranoja pa votim të delegatëve dhe pa u kërkuar ndjesë për lajthitjen kolektive të shkurtit 2019.

Jam rikthyer për të kontribuar në opozitë për një force politike të qendrës së djathtë, që ka në themel të saj VOTËN në çdo garë dhe që nuk bën pazar me moralin e asaj çfarë është thënë publikisht e është sanksionuar në statut.

I Nderuar Doktorr Berisha,

Uroj e shpresoj që të harxhosh 10 minuta kohë që ta lexosh pa dyshime “armiqësore” jashtë çdo ngarkesë negative dhe jo si sms e një thashethemexhiu që kërkon të bjeri në sy si një njeri që ju do të mirën, por si fjalë zemre të një njeriu që ka kontribut në këtë force politike qysh nga data 8 dhjetor e që në 34 vite pluralizëm ka qenë në pushtet vetëm 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitarë me dëshirë e koshiencë të plotë në mbrojte të bindjeve të tija si një QYETARE I LIRË që nuk ka ndërmend të ndryshojë KURRË për askënd dhe për asgjë dhe që mban qëndrim të pa lëkundur me parimet morale të karakterit, dinjitetit dhe shpirtit të lirë.

Të nderuar Anëtarë të Këshillit Kombëtar

Heshtja vret më shumë se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, dëmton me shumë se çdo e vërtetë sado e hidhur që të jetë.

Prandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni për çdo shkatërrim të asaj që është arritur fale qëndresës dhe sakrificës tuaj dhe te çdo demokrati në këto 11 vite të pështira dhe vështira të opozitës së pazareve te pista për interesa të ngushta të individëve skuthë që nuk kanë kufij morali dhe shtyllë kurrizore.

Ju bej thirrje atyre anëtarëve të këshillit kombëtar që e dinë mirë se çfarë do të thotë të shkelësh votën e të jesh me dy standarde

Kjo letër e gjatë publike nuk është për ata që i servilosen Berishës e që nëpër tavolina i thonë njeri tjetrit se sa të bashkohen se pastaj do jua fusë Doktori këtyre, e as për ata qe shohin Gazin si perëndi dhe shpëtimtare e që i thonë njeri tjetrit që Gazi është shumë i zoti dhe sa të fusi këmbët por shihni kur tja fusi Berishës a ti heqin mandatin Berishës.

Unë nuk shkruaj dhe nuk flas kurrë për ata që në mendje kanë të futmen dhe si zgjuarsi quajnë pabesinë, sepse e di shume mire që nëse rrezatojmë këtë moral dhe shfaqemi para Shqiptarëve sikur bëjmë politike të madhe duke ja futur njeri tjetrit në kohë të ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin Shqiptarët sa krahu në 2025 përsëri dhe unë nuk jam “ trim” e “ guximtare” që të përkëdhelem apo ta mare si “ respekt” të futmen.

Do të kërkojë shumë miqësisht që secili opozitare, demokrat anëtarë apo i zgjedhur në forumet drejtuese ta lexoj me sytë dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te të tjerëve dhe do me jepni të drejtë shumë shpejt, sepse sot e di që do më shani siç keni bërë disa here, por unë ju kam mirëkuptuar ngaqë nuk kam ndërmend të ndryshoj kurrë.
Vetëm kur shoh këto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opozitën servilet që për karrigen e tyre të dhjerë janë gati të bëjnë çdo maskarallëk.

Të nderuar Anëtarë të Këshillit kombëtar,

Heshtja vret më shumë se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, dëmton me shumë se çdo e vërtetë sado e hidhur që të jetë.
Prandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni për çdo shkatërrim të asaj që është arritur fale qëndresës dhe sakrificës tuaj dhe te çdo demokrati në këto 11 vite të pështira dhe vështira të opozitës së pazareve te pista për interesa të ngushta të individëve skuthë që nuk kanë kufij morali dhe shtyllë kurrizore.
Ju bej thirrje atyre anëtarëve të këshillit kombëtar që e dinë mirë se çfarë do të thotë të shkelësh votën e të jesh me dy standarde

Kjo letër e gjatë publike nuk është për ata që i servilosen Berishës e që nëpër tavolina i thonë njeri tjetrit se sa të bashkohen se pastaj do jua fusë Doktori këtyre, e as për ata qe shohin Gazin si perëndi dhe shpëtimtare e që i thonë njeri tjetrit që Gazi është shumë i zoti dhe sa të fusi këmbët por shihni kur tja fusi Berishës a ti heqin mandatin Berishës
Unë nuk shkruaj dhe nuk flas kurrë për ata që në mendje kanë të futmen dhe si zgjuarsi quajnë pabesinë, sepse e di shume mire që nëse rrezatojmë këtë moral dhe shfaqemi para Shqiptarëve sikur bëjmë politike të madhe duke ja futur njeri tjetrit në kohë të ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin Shqiptarët sa krahu në 2025 përsëri dhe unë nuk jam “ trim” e “ guximtare” që të përkëdhelem apo ta mare si “ respekt” të futmen.

Do të kërkojë shumë miqësisht që secili opozitare, demokrat anëtarë apo i zgjedhur në forumet drejtuese ta lexoj me sytë dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te të tjerëve dhe do me jepni të drejtë shumë shpejt, sepse sot e di që do më shani siç keni bërë disa here, por unë ju kam mirëkuptuar ngaqë nuk kam ndërmend të ndryshoj kurrë.
Vetëm kur shoh këto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opozitën servilet që për karrigen e tyre të dhjerë janë gati të bëjnë çdo maskarallëk.

myslim murrizi

Lini një Përgjigje