TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Qershor 2023, 19:31

Pothuaj 2/3 e zgjedhësve me banim në Shqipëri nuk votuan për kryebashkiakët socialistë. Prandaj, përunjësi!

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj 2/3 e zgjedhësve me banim në Shqipëri nuk votuan për

Balanca e mësipërme numerike duhet të jetë edhe një paralajmërim statistikor për Edi Ramën. Një arrogancë e tij në vitet në vijim mund të shkaktojë një revoltë masive tek 2/3 e banorëve të rritur që nuk votuan për krye bashkiakë socialistë, e cila po u kanalizua në një listë unike opozitare, mund ta dërgojë atë në shtëpi më 2025…

Sipas KQZ-së, vetëm 0.79 milionë zgjedhës votuan për kryebashkiakë socialistë. Sipas INSTAT-it, rreth 2.2 milionë banorë të rritur ka Shqipëria. Ndërsa sipas faqes publike në internet të CIA-s amerikane, banojnë këtu rreth 2.3 milionë të rritur (18 vjeç e sipër).

Shifra e saktë e banorëve të rritur do të zbulohet nga Censusi i vjeshtës, por përafërsisht, mund të thuhet se pothuaj 2/3 e zgjedhësve të këtushëm nuk votuan për kryebashkiakë socialistë (një pjesë e këtyre 2/3-ve votuan për krye bashkiakë opozitarë, e një pjesë tjetër nuk votuan fare).

Kjo balancë numerike sugjeron se kryebashkiakët socialistë duhet të tregohen të përunjur në administrimin e mandatit që kanë marrë.

Një arrogancë e tyre në vitet në vijim mund të shkaktojë një revoltë masive tek 2/3 e banorëve të rritur që nuk i votuan, e cila po u kanalizua në një listë unike opozitare, mund t’i dërgojë në shtëpi (përveç disa bashkive të vogla ku socialistët fituan mbi 70% të votave të vlefshme).

Balanca e mësipërme numerike duhet të jetë edhe një paralajmërim statistikor për Edi Ramën. Një arrogancë e tij në vitet në vijim mund të shkaktojë një revoltë masive tek 2/3 e banorëve të rritur që nuk votuan për krye bashkiakë socialistë, e cila po u kanalizua në një listë unike opozitare, mund ta dërgojë atë në shtëpi më 2025…

zgjedhjet kryebashkiaku 2/3

Lini një Përgjigje