Babloku, përtej retorikës ballkanike, nuk mbush përballë detyrimeve kushtetuese dhe perëndimore...
Amerika nuk ka dështuar kurrë, pasi i thyen “shtizat” një nga një. Është kjo porosia e “atletit” të krishtërimit Gjergj Kastrioti, ndaj po aplikohet pikërisht në Ballkan. Pasi u thyen të gjithë, Sllobodon Millosheviç, Ivo Sanader,
Bojko Borissov, Hashim Thaçi, Nikolla Gruevski, Sali Berisha, Adrian Nastase, Milo Gjukanoviç etj., kanë ngelur vetëm dy anti-amerikanë; Albin Kurti dhe Edi Rama.
Babloku, si i ‘regjur me vaj e me uthull’, është rreshtuar me rusët, kinezët dhe serbët, jo se ka inat Albinin, por për t’u kapur, si i mbyturi, pas një gjetheje në lumin e egërsuar të drejtësisë.
Edi Rama ka kaluar shumë “lumenj”, nga Alexandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim; ka përcjellë tre Presidentë amerikanë, tre Papë, tre kryeprokurorë, ka bërë edhe shumë rrugë sekrete me kreun e FBI për New Yorkun McGonigal, ndaj interferencat, normalisht të fshehta, kanë emancipuar energjitë, kanë nxehur, ftohur, fryrë e shfryrë mjedisin diplomatik.
Në perëndim të Diellit tonë, që nuk nxeh fare pa arrestuar 4 Klanet Mafioze që vazhdojnë prej vitesh të drejtojnë 20 familjet kriminale, të njohura nga i madh dhe i vogël, rrugët konsiderohen të frikshme dhe ngjarjet të befasishme.
E papritur për Kurtin është edhe lëvizja e PDK- së Kosovës, që megjithëse ka fituar dy komuna, atë të Zveçanit dhe Zabin Patokut, kryetarët nuk shkojnë në zyra, nuk provokojnë konflikte dhe janë në sinkron me SHBA-të.
Trazirat në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviç, vlerësohen nga perëndimi si kokëfortësi antiamerikane e një koke të që i frikësohet së ardhmes.
Për të nesërmen, të papërgatitur janë zënë si Kurti ashtu edhe Rama.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken është aq i qartë për qëndrimin rreth ngjarjeve në veri të Kosovës, pra në dy prej katër komunave, sa me një gurë vriten dy “zogj”. Albin Kurti dhe Edi Rama; i pari në konflikt me gjithkënd; i dyti vetëm me perëndimin, kanë disponibël vetëm një parashutë. Ndoshta është kjo arsyeja që Babloku nuk fluturon dot mbi Pacifik. Edhe pse koha favorizon Bablokun, Kurti nuk beson ende, do i hapet apo jo mjeti i vetëm i shpëtimit që kanë lënë antiamerikanët në Ballkan.
Rënia e njërit e shpëtimi i tjetrit, aq sa entuziazmon mjedisin strategjik sot, lëndon hapësirat e mafies ekonomike nesër. Babloku është në skalionin e dytë, vetëm me shpresën, të shtyj sa të shtyj, ndaj e shtrojmë jo vetëm si pyetje shprehjen; pse Ramës i intereson të rrëzohet Albin Kurti?!
V.O: Opinionet e gazetarëve, jo domosdoshmërisht janë në unison me politikën redaksionale të Pamfleti-t
Lini një Përgjigje