
Kërkoj një akademi ku kryetari nuk është edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe ministër arsimi, edhe kancelar, edhe zëdhënës, edhe linçues i atyre që kanë mendim të kundërt me të, por një drejtues me vizion, me modesti dhe dëgjues i kolegëve, dhe kokë ulur ndaj asamblesë...
A di ç’ kërkoj? Një zë anakronik, nën afshin e zjarrtë të iluzionit të fitores te Pirros thotë : si mund të thuhet se dikush kundërshton kur nuk di c ‘kërkon!!!
Se çfarë akademie shkencash kërkoj unë, ne ende se ka nuhatur, do t’ja them bash kur t’i vijë koha, në vendin e duhur, me edukatën e duhur.
Por sa për sot, i them:
Kërkoj një akademi të shkencave që të veprojë në përputhje me ligjin, jo ta marre ligjin nëpër këmbë dhe të veprojë në kundërshtim me të!
Kërkoj një akademi shkencash që të jetë në duart e akademikeve dhe asamblesë, siç duhet, jo t’i trajtojë ata thjesht si publik për të dëgjuar në të ngrohtë në ditë dimri. As t’i trajtojë akademikët në moshë si mbushës topi, votojnë por nuk votohen! Çfarë turpi!
Kërkoj një akademi ku kryetari nuk është edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe ministër arsimi, edhe kancelar, edhe zëdhënës, edhe linçues i atyre që kanë mendim të kundërt me të, por një drejtues me vizion, me modesti dhe dëgjues i kolegëve, dhe kokë ulur ndaj asamblesë.
Kërkoj një akademi shkencash që të jetë në rolin e saj, dhe jo thjesht si tërësi njësish me lloj lloj emrash e titujsh që paralelizojnë midis tyre si të ishin kioska.
Kërkoj një akademi shkencash qe buxhetet t’i fitojë me punë, krijimtari, rezultatet, jo t’i marre si llokume nga qeveria, pa konkurs, pa projekte, duke zhvatur buxhete universitetesh në kërkim, si alokime se ashtu ma do qejfi mua.
Kërkoj një akademi shkencash që të jetë bashkëvepruese me universitetet dhe Institutet dhe jo koordinuese e tyre, si qendër dispecerie, as t’i keqtrajtoje ata si inferiore.
Kërkoj një akademi shkencash perëndimore e shekullit XXI jo të drejtuar me mendësi para ose postmilitare të prejardhur nga paslufta e dyte botërore.
Kërkoj një akademi shkencash që sjell kontribut në shoqëri dhe jo që harxhon paratë me grushta për shërbime, honorare, hotele, pagesa për fjalime, e të tjera që i dini vetë. Që gëlltit por nuk prodhon te mirë publike!
Kërkoj një akademi shkencash të rrezatojë e të jetë e hapur ndaj shoqërisë, dhe jo te përdorë qeverinë për te rrëmbyer institucione të tjera shkencore.
kërkoje një akademi shkencash prone e publikut, kombit, intelektualeve, jo e dikujt, plakur çilimi që kujton se instituti është i babës së tij, mall babe ku mund ta fusë dorën kur dhe si i do qejfi.
Kërkoj një akademi shkencash ku kryetari të jetë i parë mes të barabartëve, një mandat të kryejë detyrën dhe të lejë vendin për të tjerë, më të mençur se ai, dhe jo t’i qepet karriges si ngjitur me zamke.
Se si konkretisht, durim, koha po vjen!
Me qetësi, mos harxhoj energji kot!
Kohën nuk e ndalon njeri – e përsëris!
Lini një Përgjigje