TAGS-AT E JAVËS

Forum31 Maj 2023, 22:04

Burri me dy celularë

Shkruar nga Mitro Çela

Burri me dy celularë

Gruaja kishte një huq. Gërrhiste. Sa vinte kokën në jastëk. Unë hidhja shkelma. E tundja. I fishkëlleja. Kaluan muaj. U mësova. Pa gërrhitjen e gruas nuk më zinte gjumi... Mu bë zakon...

Liqenit Artificial.

Në një stol ishte ulur Baftjari. (Bato). Shokë shkolle.

-Si të kam Bato djali!

-Si lumi të më marri!

-Pse?!

-Më la gruaja!  -Të rroni e ta kujtoni!

-Gruaja kishte një huq. Gërrhiste. Sa vinte kokën në jastëk. Unë hidhja shkelma. E tundja. I fishkëlleja. Kaluan muaj. U mësova. Pa gërrhitjen e gruas nuk më zinte gjumi... Mu bë zakon...

-Tani nuk e kam gruan...Pa gjumë. Më mungon gërrhima. Njeriu qënka enigmë?!

-Të të gjëj një shoqe, siç llafos rinia?

-Po kandar më gjën dot? Apo si ajo kënga e djemve nga Elbasani:

-Sonte kemi dasëm/ gaz edhe hare/ do martojmë babën/ Do bëjmë seks/ edhe ne?!

-Pse me dy celularë në duar?

-Më dërguan djemtë nga një celular.

-Çdo mëngjes marr celularin me dorën e djathtë. E afroj tek veshi:

-...Alo!...U gdhive mo Bato mavria...

Marr celularin tjetër tek dora e majtë:

-Ke ndonjë koqe leku për kafe?!

-Kam. Na e shtoi pensionin Rama…

mitro Çela celulare

Lini një Përgjigje